Falcao: Nuk po mendoj për Realin
Pëlqej
Radamel Falcao thotë se është i përqendruar vetëm te Monaco, përkundër njoftimeve që e lidhin me një kalim te Real Madridi.

Sulmuesi kolumbian është kërkuar nga Los Blancos që kur ishte lojtar i Atletico Madridit, mirëpo në verën e kaluar u transferua në Ligue 1.

Mbretërit po i kërkojnë sërish shërbimet e 28-vjeçarit, i cili është kthyer nga një lëndim që e mbajti gjatë kohë jashtë fushe.

“Nuk jam i njoftuar për interesimin e Real Madridit. Aktualisht nuk po mendoj për asnjë klub tjetër pos Monacos”.

“Duhet të vazhdoj të angazhohem shumë për Monacon dhe të luaj kur dhe ku të më kërkojë trajneri”, citon AS fjalët e Falcaos.

Kolumbiani ka kontratë me Monacon deri në verën e vitit 2018.
Shtuar më 04/08/2014, ora 14:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori