Falcao, objektivi kryesor i Real Madrid
Sulmuesi kolumbian i Atletico Madrid, Radamel Falcao është një prej objektivave të Real Madrid për merkaton e verës përsa i përket repartit të sulmit. Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, drejtuesit e Los Blancos janë të gatshëm të kryejnë çfarëdo lloj çmendurie për të sjellë në Santiago Bernabeu ish sulmuesin e Portos.

Radamel Falcao u ble nga Porto verën e shkuar për shifrën rekord të 40 milionë eurove dhe ishte lojtari kyç në fitimin e Europa League nga ana e Atletico Madrid.

Ende nuk ka asnjë reagim mga Los Colchoneros por do të jetë shumë e vështirë ti bindësh të lëshojnë një prej sulmuesv më të mirë në botë për momentin.

Sidoqoftë, atë që kërkon Real Madrid gjithmonë e merr. /albeu.com/
Shtuar më 14/05/2012, ora 16:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori