Falcao-Real, më pranë se kurrë
Pëlqej
Monaco është gati ta shesë Falcaon dhe Reali i Madridit qëndron në pritje për të siguruar shërbimet e tij, por më parë duhet te sigurohet se kolumbiani është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi në gju. Eshtë përfolur shumë në fakt për rikthimin e "El Tigre" në Madrid, jo sërish te Atletico, por te rivalët e tyre "Los Blancos".

E përditshmja franceze “L’Equipe” siguron se tashmë operacioni është më pranë se kurrë, kur mbeten edhe pak javë nga fundi i kësaj merkatoje verore.

Që prej ditës së dëmtimit të rëndë, Radamel Falcao ka qëndruar larg fushave të blerta për plot 6 muaj, duke humbur takime të rëndësishme për klubin, por mbi të gjitha nuk arriti të grumbullohej me Kolumbinë për Botërorin e Brazilit.

Sipas "L’Equipe", presidenti Perez e ka ndarë mendjen për të marrë edhe Falcaon te Reali, pas kolumbianit tjetër James Rodriguez, që po ashtu erdhi nga klubi i Principatës. Për momentin diskutimi nuk është shtruar ende në shifra konkrete, pasi kampionët e Europës duan që më parë ta shikojnë ish bomberin e Atleticos në fushën e lojës, për t’u siguruar për gjendjen e tij fizike.

28-vjeçari u largua verën e kaluar për shifrën e 60 milionë eurove nga Los Colchoneros, por që atëherë u përfol se Monaco do të ishte vetëm nje trampolinë për të ardhmen e Falcaos te Reali. /albeu.com/
Shtuar më 02/08/2014, ora 13:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori