Mungesa e madhe e Botërorit "Brazil 2014", Radamel
Falcao ka filluar të mendojë për të ardhmen e tij në vigjilje të sezonit të ri futbollistik 2014-2015. Sipas asaj që raporton madrilenja "AS", sulmuesi kolumbian ka refuzuar ofertat e klubeve të mëdha angleze si Chelsea, Manchester City e
Tottenham dhe është në
pritje të ftesës së
Real Madrid.
Shtypi spanjoll është i bindur se "Los Blancos" janë në kërkim të një sulmuesi të madh për të zëvëndësuar francezin Karim Benzema. /albeu.com/
Shtuar më 22/06/2014,
ora 16:44