Falcao shpall objektivat: Dua trofe që sezonin e parë
Pëlqej
Radamel Falcao shpall objektivat që ka me Manchester United, skuadër të cilës iu bashkua në ditët e fundit të merkatos së verës. Bomberi kolumbian, e quan një mundësi të artë faktin që do të luajë për djajtë e kuq nën urdhrat e holandezit Luis Van Gaal.

"Synimi im është të shënoj sa më shumë gola dhe të fitoj trofe me Manchester United. Madje shpresoj që një gjë të tillë ta arrij që në sezonim tim të parë në "Old Traford". Për mua është shumë e rëndësishme që të ndihmoj klubin tim, por edhe Kolumbinë, që po përgattitet për Kupën e Amerikës", shprehet "El Tigre".

Falcao është i bindur se ka bërë lëvizjen e duhur në karrierën e tij, aq më tepër për faktin se do të luajë në një kampionat shumë të forte.

"Premier League është kampionati më i bukur në botë. Lojtarët më të mirë luajnë në këtë ligë, ndaj për mua do të ketë sfida të vecanta cdo javë. Për një lojtar si unë që kërkoj gjithmonë të përmirësohem, është të shënoj gola dhe të fitoj trofe".

Dhe në fund një koment i kolumbianit për trajnerin Van Gaal, të cilin e konsideron një ndër më të mirët në qarkullim.

"Të gjithë e parë në Kupën e Botës se cfarë arriti të bënte Van Gaal me Holandën. Ai është një nga trajnerët më të mirë në botë. Mendoj se është një tip që i kupton shumë mirë futbollistët e tij si dhe arrin të marrë më të mirën prej tyre. Kjo është shumë e rëndësishme për një lojtar, por edhe për skuadrën", përfundoi Radamel Falcao. /albeu.com/
Shtuar më 11/09/2014, ora 13:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori