Falcao te Liverpool, Hulk te Monaco?
Pëlqej
Livepooli, që është ende në kërkim të pasuesit të Luis Suarez, këmbëngul për Radamel Falcaon, duke sfiduar edhe Juventusin që interesohet për sulmuesin kolumbian të Monacos. Lajmi jepet nga britanikja "Daily Mail", që flet edhe për një interesim të Real Madrid (por që më parë duhet të shesin një lojtar).

Nëse "The Reds" nuk do të arrijnë dot te "El Tigre" atëherë do të synohet Samuel Eto'o.

Ndërkohë Monaco, protagoniste e një starti shokues në Ligue I (2 humbje në 2 ndeshje), po mendon për brazilian e Zenit, Hulk. /albeu.com/
Shtuar më 19/08/2014, ora 12:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori