Falcao: Te Real Madrid? Jam i lumtur te Monaco
Pëlqej
Radamel Falcao i shpreh dashurinë Monacos duke hedhur poshtë njëherë e përgjithmonë zërat për një transferim të mundshëm te Real Madrid. Sulmuesi, i cili deri deri në këto momente është konfirmuar si lideri i ekipit të Principatës, aq sa falë golave të tij klubi kryeson renditjen e Ligue I së bashku me PSG, ka përgënjeshtruar gjithçka për një lamtumirë të mundshme të tij që në muajin janar.

"Nuk kam aspak ndërmend të largohem. Jam shumë i lumtur, që gjendem këtu dhe që jam pjesë e këtij projekti. Ndihem borxhli ndaj Monacos dhe ndaj të gjithë njerëzve që më kanë dhënë kaq shumë besim. Dua të jap gjithcka dhe të nderoj fanellën dhe klubin dhe për këtë nuk jam i shqetësuar nga zërat që qarkullojnë. E kuptoj që vendimi im për të pranuar ofertën e Monacos ka surprizuar shumë njerëz, por gjërat po ecin mbarë. Po mbajmë premtimet që dhamë në fillim të sezonit dhe nuk mendoj të kthehem në Spanjë apo të transferohem diku gjetkë. Ndoshta në të ardhmen mund të ndodhë, por për momentin kam firmosur një kontratë 5-vjeçare dhe dua vetëm të bëj mirë me këtë fanellë", është shperehur bomberi kolumbian. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2013, ora 13:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori