Falcao te Reali, Juve gjithçka për Chicariton
Pëlqej
Radamel Falcao ishte një ëndërr. Dhe kështu do të mbetet për merkaton e Juventusit. Siç shkruan sot "Calciomercato", sulmuesi i Monacos do të luajë për Real Madrid, që ka mbyllur bisedimet me klubin nga Principata për një huazim me të drejtë blerjeje pas një sezoni.

Në këtë mënyrë kampionët e Italisë do të provojnë gjithçka për Javier Hernandez, për të cilin ka patur një takim mes drejtuesve të skuadrës dhe agjentëve të meksikanit.

Siç shkruan "TuttoSport", Manchester United do menjëherë 11 milionë euro, ndërsa Juventus tenton të ulë çmimin. /albeu.com/
Shtuar më 29/08/2014, ora 09:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori