Falë Ter Shtegen, Barcelona kualifikohet në finalen e Superkupës (VIDEO)
Barcelona është kualifikuar në finalen e Superkupës, teksa ka mposhtur pas gjuajtjes së penalltive Real Sociedadin, pas kohës së rregullt që u mbyll në barazim 1-1.

Skuadra e Kuman kaloi e para në avantazh falë një supergoli të Frenki De Jong, i cili pas një asisti perfekt të marrë nga Grizman në minutën e 39’, ia doli ta dërgojë topin në fundin e rrjetës.

Që në fillim të pjesës së dytë, Sociedadi u shfaq më kërkues dhe gjeti golin e barazimit në minutën e 51’ me Ojarzabal që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë. Pas kësaj, ndeshja u bë akoma më e bukur, me të dyja skuadrat që krijuan disa raste për shënim, por pa sukses.

Rezultati nuk ndryshoi as pas kohës shtesë dhe skuadrat iu drejtuan penalltive.

Aty portieri i Barcelonës Ter Shtegen bëri heroin, duke mbrojtur dy gjuajtje të Sociedadit, ndërsa një u përplas në shtyllë. Barcelona kualifikohet kështu në finalen e Superkupës, ku do të presë fituesin e çiftit Real Madrid-Atletik Bilbao.
Shtuar më 13/01/2021, ora 23:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori