"Faleminderit Crotone", ka shpresë për Interin në Champions (VIDEO)
Crotone i ka bërë nderin e vitit Interit.

Ata kanë arritur të ndalin Lazion në një barazim spektakolar 2-2, duke mbajtur gjallë shpresat për mbijetesë dhe ndërkohë duke i dhënë një asist Interit, për të siguruar një vend në Champions, javën e fundit.

Bardhekaltrit kaluan të parët në avantazh, pas një goli të shënuar nga Senad Luliç me 11-metërsh, por Crotone reagoi duke përmbysur në 2-1 rezultatin. Minuta nga fundi shënoi Milinkoviç-Saviç, duke rikthyer baraspeshën, rezultat që mbeti i pandryshuar deri në fund. /albeu.com/
Shtuar më 13/05/2018, ora 16:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori