Një nga futbollistët më të mirë të dekadës së parë të shëkullit të 21 është arrestuar në
Paraguai paraditen e së premtes.
Ronaldinho dhe vëllai i tij u arrestuan me të mbërritur në
Paraguai, për
falsifikim pasaporte.
Ish ylli i Barcelonës ishte ftuar në
Paraguai për të promovuar librin e tij ‘Gjeniu i jetës’, dhe për të marrë pjesë në një ngjarje bamirësie.
Sipas ligjit në
Paraguai, dënimi më i rëndë për posedimin e
dokumenteve të rreme është pesë vite burgim.
Për situatën e Ronaldinhos pritet të vendoset shumë shpejtë, me lojtarin që insiston se ka qenë viktimë e një mashtrimi.
Shtuar më 07/03/2020,
ora 19:03