Familja e Moratas udhëton për në Madrid
Familja e Moratas ka udhëtuar para tij në Madrid, kurse sulmuesi pritet që ta finalizojë transferin në Atletico Madrid.

Nënshkrimi i Alvaro Moratas në Atletico Madrid po ofrohet gjithnjë e më afër derisa kjo është konfirmuar edhe me arritjen në kryeqytetin spanjoll të familjes së tij.

Gruaja e tij, Alice Campello ka ateruar nga Londra në Madrid të dielën në mbrëmje me dy fëmijët e tyre para se Morata të zyrtarizohet në skuadrën e re këtë javë; me Diego Simeonen që mund ti jep debutimin spanjollit kundër Getafes këtë të shtunë.

Madrilenët ende janë në fund në marrëveshje definitive për ta marrë sulmuesin e Chelsea, kurse avokatët e klubit tashmë i kanë përgatitur dokumentet e nevojshme për të siguruar që transferi të kryhet sa më shpejt që është e mundur. /albeu.com/
Shtuar më 21/01/2019, ora 13:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori