"Blerim
Xhemaili do të luajë në sezonin e ardhshëm me
Milanin", të paktën kështu pretendojnë të afërmit e
lojtarit. Sipas një burimi familjar të
futbollistit në kushtet e anonimatit, futbollisti ka arritur marrëveshjen me klubin kuqezi dhe tani është vetëm në pritje të zyrtarizimit të akordit.
Sipas të afërmve të
futbollistit me origjinë shqiptare,
Xhemaili prej më shumë se një muaj ka gjetur një akord me "Djallin" dhe këtë ia ka bërë të ditur edhe klubit të
Napolit.
Mësohet se tashmë ka mbetur vetëm që dy klubet të ulen në një tryezë dhe të gjejnë një marrëveshje. Për momentin Milani ofron 3 milionë euro për kartonin e
lojtarit, ndërsa 6 milionë është kërkesa e
Napolit. /albeu.com/
Shtuar më 07/08/2014,
ora 15:42