Fanella e futbollistit shqiptar kushton më shumë se ajo e Messit dhe Ronaldos (FOTO LAJM)

Pëlqej
Një fanellë e Beneventos me emrin e Ledian Memushajt apo Berat Gjimshitit kushton më shumë sesa ajo e Leo Mesit, Ronaldos, Ibrahimovicit, Pogbas, Agueros, De Bruyne, Icardit dhe shumë kampionëve të tjerë që luajnë në skuadrat e Realit, Barcelonës, Cityt, United, Atleticos, Interit dhe shumë të tjera.

Mund të duket e çuditshme, por ja që është e vërtetë.

Sipas të dhënave nga “The European Club Footballing Landscape” rezulton se skuadra ku luajnë dy shqiptarët dhe që është e fundit në Serinë A ka fanella më të shtrenjta se ato të sipërpërmendurat.

Një fanellë e tyre kushton 90 euro, po aq sa e Milanit, Juventusit dhe Bayernit.

Fanella më e lirë në kampionatin italian është ajo e Chievos, e cila kushton 40 euro.

Fanella e këtyre të fundit është një nga më të lirat në Europë, ndërsa më e shtrenjta rezulton ajo e Jang Bojs në Zvicër, e cila kushton 102 euro. Ajo e Barcelonës kushton 85 euro. /albeu.com/
Shtuar më 17/01/2018, ora 18:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori