Fanella e Zidane në ankand, ja çmimi i kripur
fanela e zidane
Kompania e ankandeve, “Coutau-Begarie” ka njoftuar se në datën 13 korrik do të dalë në ankand fanela e Zinedine Zidane që veshi në finale e Kupës së Botës të vitit 1998 ku dhe shënoi dy gola ndaj Brazilit. Ekzaktësisht, fanela që do të dalë në ankand u vesh nga Zidane në pjesën e parë të finales së madhe.

Bluzja e legjendës franceze do të shitet për vlerën e 40 mijë eurove. Zidane është ndër ato futbollistë e pakët që gëzon respect të madh edhe nga tifozëritë kundërshtare. Popullariteti që gëzon ish-trajneri i Real Madrid, është për tu admiruar./albeu.com/
Shtuar më 01/10/2018, ora 16:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori