Fanny e Seredova nuk i sjellin fat skuadrës italiane (FOTO-LAJM)

Fanny Neguesha e Alena Seredova nuk mundën ti sillnin fat kombëtares italiane e cila u mund mbrëmë nga Kosta Rika duke ia vështirësuar kështu mundësinë vetes për të kaluar në fazën tjetër.

Ato por edhe shumë tifozë të tjerë të cilët ndoqën skuadrën italiane nga shkallët e stadiumit u zhgënjyen shumë nga loja e skuadrës axurre e cila do të përballet me Uruguajin ku do të vendoset edhe fati i saj. Pas ndeshjes trajneri Cezare Prandelli nuk e dramatizon situatën

“E dinim që do të ishte një Grup shumë i vështirë, tani nuk na mbetet gjë tjetër veçse të luajmë gjithçka ndaj Uruguajit. A kemi frikë? Nuk ekziston frika, thjesht duhet të rikuperojmë energjitë. Skuadra luftoi dhe dha maksimumin, megjithatë humbja ishte e merituar. Pas minutës së 51 nuk kemi gjuajtur asnjëherë në portë. Edhe nëse do të fitonim, kualifikimin prapëseprapë do të mund ta siguronim vetëm në ndeshjen e tretë në Grup.” u shpreh Prandelli.

Më pas një koment i 56-vjeçarit për përballjen me Uruguajin, ku Italisë do t’i mjaftojë edhe një barazim për të vijuar më tej.

“Do të jetë e vështirë si për ne ashtu edhe për ata. Mbetet një rezultat I hapur, por ne duhet të jemi të përgatitur psikologjikisht. Duhet të besojmë. Me Uruguajin jemi ndeshur edhe një vit më parë në Kupën e Konfederatave dhe të them të vërtetën e patëm shumë të vështirë” vijon tekniku italian.

Në kampin italian mbetet shqetësuese gjendja fizike e Daniele De Rossit, i cili u largua nga stadiumi i Recifes duke çaluar, për shkak të një problem muskulor në pulpë./albeu.com/
Shtuar më 21/06/2014, ora 10:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori