Fansat e Interit tërbohen me Icardin: Hiqe shiritin palaço!
Kapiteni i Interit, Mauro Icardi është kthyer në armik për tifozët ultras, të cilët i janë kundërpërgjigjur me të njëjtën gjuhë si në rrëfimin e tij në biografinë e botuar.

Bomberi argjentinas e "ndezi vet zjarrin" i cili vështirë se do të shuhet. Pas pretendimeve të Icardit se në Sasuolo kundërshtoi sjelljen e pahijshme të tifozëve dhe i tha klubit se nuk kishte frikë askënd dhe ishte gati të bënte luftë, edhe t’i vriste tifozët, nëse donin konflikt, shkruan sportal.

Grupi i tifozëve ultras "Curva Nord" ka shkruar me një gjuhë të ashpër:

Komunikata për shtyp e “Curva Nord”, sektori që i përket tifozerisë ultra, është shumë e ashpër dhe flet qartë: “Verbuese dhe nuk e dimë arsyen pse kaq shumë fantazi dhe gënjeshtra. Jemi të hidhëruar dhe pa fjalë nga ato që shkruan Ikardi, një djalë 23 vjeç, që shkruan një autobiografi, çka të bën të mendohesh gjatë.

Gënjeshtra, gënjeshtra, gënjeshtra. Baltë, për t’u dukur i bukur, kundër Nesh. Në Sasuolo e morën shokët me forcë, për shkak të sjelljes së tij arrogante ndaj popullit interist.
Episodi sikur ka mbrojtur një fëmijë nuk ekziston, nuk ka ndodhur, sepse jemi tifozeria e vetme që koreografitë ua lë fëmijëve t’i ideojnë.

E kemi toleruar gjithmonë, edhe pse pak trazovaç e rrëmujaxhi, por ajo që ka bërë tani është e pafalshme, ka shumë gjëra të papranueshme në ato që bën dhe shkruan.

Nuk ka më asnjë justifikim, nuk ka më asnjë bonus. Një person i tillë nuk mund të mbajë shiritin e kapitenit tek Interi, që nuk e meriton një kapiten të tillë, ndaj e themi qartë: Icardi me Ne e ka mbyllur. Hiqe shiritin palaço", shkruhet ndër të tjera në reagimin e tyre.



Shtuar më 16/10/2016, ora 14:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori