EKSKLUZIVE/ Shako tregon për herë të parë së për kë bën tifo!
Fantastik talenti shqiptar, shënon dhe i jep vendin e parë Chelsea-t U23 (VIDEO)
Armand Broja nuk di të ndalet.

Sulmuesi kombëtares ka shënuar golin e fitores për Chelesan ndaj Blackburnit për moshat U-23.

Broja e ka nisur këtë takim nga stoli dhe në minutën e 76-të ka realizuar golin vendimtar pasi i dha suksesin 2-1 skuadrës së tij duke e kthyer në vendin e parë në renditjen e kampionatit.

Ky është goli i parë me moshat U-23 pas kalimit te kjo grupmoshë, ndërsa me ekipin e U-18 kujtojmë që shënoi 7 gola në 7 ndeshje.

Sulmuesi është ftuar edhe nga trajneri Dede për moshat U-19 dhe pritet të jetë një pikë kyçe edhe në kombëtare.



Shtuar më 03/11/2019, ora 09:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori