Fantastike, Halep mposht Serena Williams në finale dhe fiton Wimbledonin (VIDEO)


Tenistja e re Simona Halep është fituese e turneut të Wimbledon, pasi ka mposhtur në finalen e sotme amerikanen legjendare Serena Williams, me rezultatin e pastër 2:0 (6-2, 6-2).

Ishte kjo një paraqitje perfekte nga tenistja 27-vjeçare, e cila rishkruan historinë, sepse është e para rumune që triumfon në turneun britanik.

Fiturse e French Open vitin e shkuar, Halep e nisi turneun si numri 7 në renditjen botërore, por tashmë rikthehet në majë, aty ku ishte vjeshtën e shkuar.

Ndërkaq, për Serena Williams duket fundi i ciklit, sepse në moshën 37-vjeçare është koha ndoshta të ndalet, edhe pse vazhdon të luajë në nivele të larta. Në finale amerikania ishte dukshëm inferiore, duke vuajtur jashtëzakonisht shpejtësinë dhe forcën e Halep.
Shtuar më 13/07/2019, ora 16:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori