Fantastike, skuadra me dy qendërmbrojtësit shqiptarë ka mbrojtjen më të mirë në Serie A
Verona ka bërë një mbrojtje jashtëzakonisht të fortë këtë sezon.

Dyshja shqiptare, Amir Rrahmani dhe Marash Kumbulla e kanë "blinduar" prapavijën e skuadrës së Veronës.

Ata tashmë kanë mbrojtjen më të mirë në Serie A së bashku me Juventusin dhe Cagliarin.

Të tri skuadrat në 9/10 xhirot e para të kampionatit kanë pranuar vetëm nga 8 gola.

Nëse në ndeshjet e nesërme Cagliari dhe Juve pranojnë gol, atëherë Verona do të mbetet më e mira.
Shtuar më 29/10/2019, ora 22:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori