Faqja prestigjoze angleze me dedikim special për Kosovën
"Bleacher Report Football" e cila numëron rreth 9 milionë ndjekës ka bërë një dedikim special për Kombëtaren e Kosovës.

Ata kanë shkruar për serinë prej 15 ndeshjeve pa humbje.

"Shteti evropian me më shumë lojë pa humbje në futbollin ndërkombëtar mund të jetë befasi për ju. Nuk është Portugalia ose Danimarka, të cilët janë nga vendi i dytë në të dhjetin..", fillon storja e tyre.

Përveç që është pëlqyer shumë, fotografitë janë komentuar shumë nga tifozë kryesisht anglez duke uruar Kosovën për suksesin e arritur.
Shtuar më 10/09/2019, ora 17:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori