Fassone: Komisioni i Fair Play ka bërë kërkesa që objektivisht janë të pamundura
Pëlqej
Administratori i deleguar i Milanit, Marco Fassone e ka pranuar se kërkesat e UEFA-s janë të pamundura

Marco Fassone thotë se mediat po ia bëjnë gati gropën Milanit edhe pse UEFA ende nuk e ka marrë ndonjë vendim, shkruan Albeu.com.

“Mëngjesi i sotëm ka nisur me zemërim të skajshëm, teksa lexon titujt e gazetave që duket se duan të na bëjnë funeralin përpara kohe. Duket sikur vendimi është marrë. Kam shumë respekt për institucionin e UEFA-s, ndaj shpresoj të mos jetë kështu”, tha fillimisht Fassone.

“Shpresoj gjithashtu që ata të marrin një vendim neutral, të pandikuar. Komisioni i ‘Fair Play’-t ka bërë kërkesa që objektivisht janë të pamundura, jo vetëm për Milanin. Dorëzuam dokumentet dhe shpresonim të arrinim një marrëveshje vullnetare, por do të respektojmë vendimin e tyre. Ky do të ishte një akord që do të shmangte sanksionet në një periudhë afatshkurtër. Nuk jemi optimistë, por presim me padurim shpalljen e vendimit”, tha Fassone në fund. /albeu.com/
Shtuar më 07/12/2017, ora 23:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori