Brighton ka marrë një pikë shumë të vlefshme përballë Liverpool, duke barazuar 1:1, me vendasit që golin e shënuan në
kohën shtesë të
ndeshjes.
Vendasit
Brighton patën disa raste të mira shënimi në fillim të
ndeshjes, madje ata shpërdoruan edhe një penallti, kur Neal Maupay nuk realizoi në minutën e 20’.
Në minutën e 60’, u shënua goli i parë i
ndeshjes, që mban emrin Diego Jota, shkruan lajmi.net.
Brighton golin e barazimit e shënoi në
kohën shtesë nga penalltia, me anë të Pascal Gross.
Me këtë barazim, Liverpool tani numëron 21 pikë, duke u renditur në vendin e parë, pozitë që mund ta humbas kur të zhvillohen ndeshjet tjera të Premierligës
Shtuar më 28/11/2020,
ora 15:38