Fati në telashe, sulmuesi operohet sërish në fshehtësi
Ansu Fati po kalon një nga momentet më të komplikuara të karrierës së tij të shkurtër, por intensive si futbollist. Sulmuesi ka probleme serioze gjatë rikuperimit të dëmtimit të tij në gjurin e majtë, pasi nuk mund të përballojë ngarkesat e mëdha të stërvitjes dhe është i detyruar të ndalet.

Kjo situatë e vështirë ka detyruar lojtarin dhe mjekët të heqin dorë nga gara me kohën për ta kthyer sa më shpejt në fushë dhe të përqendrohen në rikuperimin e plotë të tij, duke pasur parasysh moshën e re të tij.

TV3 sot njoftoi se Fati ka kryer një tjetër operacion në të njëjtin vend në fshehtësi të plotë nga i njëjti doktor, Ramon Cugat, me synimin për të zgjidhur një herë e mirë problemin në menisk.

Kujtojmë se Fati u operua më 9 nëntor për këputje të meniskut të brendshëm në gjurin e tij të majtë. Synimi ishte që lojtari të kthehej në fushë katër muaj më vonë. Sidoqoftë, afatet janë thyer, siç dëshmohet nga fakti që lojtarit iu desh të operohej përsëri në operacion dy muaj më vonë.
Shtuar më 05/02/2021, ora 15:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori