Fatih Terim, trajneri i ri i Turqisë
Trajneri i Galatasaray, Fatih Terim, është caktuar në krye të pankinës së kombëtares turke. Lajmin konfirmohet nga Federata Turke e Futbollit. Për 59-vjeçarin, i cili zëvendësoi të larguarin Abdullah Avci, kjo nuk është hera e parë që merr këtë post, pasi është ulur dhe dy herë të tjera në stolin e përfaqësueses.

Suksesi më i madh Terim ka qenë në vitin 2008, ku udhëhoqi Turqinë në gjysmëfinalet e Kampionatit Europian.


Detyra e radhës për teknikun e njohur jo vetëm në Turqi është paraqitja sa më mirë e skuadrës për Botëronin "Brazil 2014". /albeu.com/
Shtuar më 23/08/2013, ora 10:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori