Fatos Beqiraj kapiten kundër Kosovës? Flet trajneri i Malit të Zi
Nesër Kosova luan kundër Malit të zi në “Fadil Vokrri” dhe në mesin e 11 kundërshtarëve, pritet të jetë edhe Fatos Beqiraj.

Në ndeshjen në Podgoricë, futbollisti i lindur në Pejë ishte kapiten por nuk dihet se a do të jetë në Prishtinë.

Trajneri i Malit të Zi, Faruk Hadžibegić nuk e ka mohuar edhe pse e ka cilësuar Fatosin si një lojtar me të ardhme të madhe.

"Fatosi është njeri dhe lojtar shumë i mirë, kemi 3-4 lojtar qe janë për me mbajt shiritin e kapitenit. Beqiraj është lojtar shumë i rëndësishëm në këtë përbërje të re të skuadrës", ka thënë trajneri.
Shtuar më 13/10/2019, ora 22:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori