Federata Argjentinase e Futbollit zbulon titullin e manualit për në Kupën e Botës
Pëlqej
“Çfarë duhet të bësh për të fituar zemrën e një vajze ruse”. Duket si titulli i një filmi të vjetër, por është titulli i manualit të shpërndarë nga Federata Argjentinase e Futbollit gjatë një kursi të organizuar për drejtuesit, lojtarët, trajnerët dhe gazetarët argjentinas, të cilët do të shkojnë në Rusi muajin e ardhshëm.

Udhëzimi ka përfunduar në ueb, duke shkaktuar polemika, sepse në 8 kapituj të tij përmenden edhe këshillat për të përgatitur “Kazanovat” e Botërorit.

Ai shpjegonte sesi femrat ruse preferojnë meshkujt e pastër dhe veshur mirë. Ato nuk duhet të trajtoheshin si objekte, por persona me vlerëraporton Panorama.

Ata këshilloheshin gjithashtu se ato nuk i kanë shumë qejf meshkujt e ndrojtur. Federata shpjegoi se nuk ishte në dijeni të një gjëje të tillë dhe, pasi kërkoi ndjesë publike për këtë skandal të vogël, i ka fshirë dy faqet “inkriminuese” të manualit. /albeu.com/
Shtuar më 17/05/2018, ora 18:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori