Federata e Basketbollit në Kosovë anullon sezonin
Ashtu siç ishte paralajmëruar më herët, Federata e Basketbollit në Kosovë vendosi të anulojë këtë sezon, të ndërprerë për shkak të koronavirusit, duke njoftuar klubet të shpërndajnë skuadrat dhe të nisin të mendojnë për sezonin e ri tashmë.

Ishte vetë presidenti i FBK-së, Arben Fetahu, që dy ditë më parë paralajmëroi se do t’i propozonte bordit drejtues anulimin e sezonit ,për të lehtësuar sadopak klubet, që vijonin të mbanin barrën e rëndë të trajtimit me pagë dhe dieta ushqimore e fjetjeje, sportistët, veçanërisht ata të huaj.

Bordi i dha fund sezonit ende pa përfunduar, zyrtarisht ditën e djeshme, ndërsa reagimi i parë erdhi nga klubi kryeses i kampionatit Z-Mobile Prishtina, që përshëndeti vendimin dhe e quajti më se të drejtë për rrethanat e krijuara.

Për më tepër, klubi kryeqytetas u shpreh kundër idesë së marrjes së titullit në tavolinë, duke qen se kryeson deri në këtë pikë të sezonit dhe theksoi se titujt fitohen vetëm në parket, ndaj mbështeti propozimin që titulli të mos akordohet fare këtë sezon.

Në situatën e vështirë që është krijuar për shkak të përhapjes së koronavirusit, klubi i Prishtinës nuk ka lënë pa falënderuar dhe inkurajuar edhe mjekët, policinë, ushtrinë e median, që po kontribuojnë në luftën kundrejt virusit vdekjeprurës.
Shtuar më 01/04/2020, ora 11:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori