Federata e Futbollit të Gjermanisë pranon gabimet ndaj Mesut Ozil
Federata e Futbollit të Gjermanisë ka pranuar se ka pasur qasje të gabuar në raport me Mesut Ozil.

Mesut Ozil linte kombëtaren e Gjermanisë, me insistimet se është përballur me racizëm, insistime të cilat hidheshin poshtë nga DFB.

Megjithatë, së fundmi, nga DFB thonë se janë qasur gabim në raport me Ozil, duke mos gjetur kohën e duhur për t’u takuar me lojtarin, kur ai kishte këto insistime.

"Një foto u bë shkas që të nxiteshin shumë tema të tjera", ka thënë Friedrich Curtis, sekretar i DFB.

"Në momentin kur kishte akuza për racizëm, ne humbëm kohën për t’u takuar me lojtarin", shtoi ai, duke pranuar gabimet e federatës.

Ozil u pensionua nga kombëtarja e Gjermanisë me 92 paraqitje dhe me 23 gola në emrin e tij.
Shtuar më 28/09/2020, ora 10:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori