Federata e Notit e shpall Sportistin e Vitit 2018, nxënësi befasohet në shkollë (FOTO LAJM)

Eris Mustafa
Federata e Notit të Kosovës ka shpallur sportistët më të mirë të vitit 2018.

"Sot më 27 Mars 2019 Federata e Notit të Kosovës ka organizuar ceremoninë solemne me rastin e ndarjes së çmimeve "SPORTISTI VITIT 2018" ku u shpallën sportistët më të sukseshëm të vitit që lamë pas." thuhet në njoftimin e federatës.

Ndërsa pjesë e këtyre sportistëve ishin edhe nxënvsin e shkollës International School of Prishtina (ISP) Lisa Emini dhe Eris Mustafa e cili ka marrë cmimin e parë në kategorinë e Fatosave.

Ndërkaq mësuesja e Edukimit Fizik, Labinote Leka ka përgatitur edhe një suprizë për nxënësin e saj duke e falenderuar më suksesin e arritur.

"Unë ndihem e lumtur dhe e emocionuar me suksesin e nxënësve të mi sepse këta nxënës përveçse janë sportistë të dalluar. Nuk thonë kot, mendje e shëndoshë në trup të shëndoshë," tha ajo.

Kurse 12 vjeçari Eris Mustafa që u shpall kampion duke falenderuar tranjerin e tij dhe federatën ka premtuar se do të punojë edhe më shumë për të sjellë suksese në arenat ndërkombëtare.

"Me sportin e notit kam filluar që në moshën 7 vjeqare, kam punuar intenzivisht në këtë sport. Tani jam shpërblyer me çmimin Sportisti më i mirë i vitit 2018 në kategorine e Fatosave. Jam shumë i kënaqur për këtë çmim sepse puna ime 5 vjeçare është shpërblyer." u shpreh ai.

Shkolla ISP njihet në Prishtinë për kushtet bashkëkohohe që u ofron nxënësve të saj.


Shtuar më 29/03/2019, ora 13:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori