Federata Holandeze e Futbollit zbulon afatin e UEFA-s: Kampionatet duhet të mbyllen deri më datën 3 gusht
Federata
Holandeze e Futbollit ka njoftuar këtë të mërkurë se UEFA ka urdhëruar që të gjitha
kampionatet vendase duhet të
mbyllen brenda 3 gushtit.
Më këtë lajm
Eredivisie mund të përfundohet sipas orarit dhe këtë e ka konfirmuar KNVB.
“KVNB-ja synon të rifillojë sezonin e
Eredivisie në mes të qershorit”.
“UEFA ka vendosur që të gjitha
kampionatet vendase duhet të
mbyllen në datë 3 gusht dhe jo në 30 qershor. Kjo do të thotë se sezoni i
Eredivisie mund të mbyllet!” shkruan KVNB-ja në Twitter.
Eredivisie ka edhe nëntë xhiro për tu mbyllur ku Ajax dhe Az Alkmaar po luftojnë për titull me pikë të barabarta, nga 56 pikë.
Shtuar më 01/04/2020,
ora 20:47