Federata nuk i lë pushim arbitrat, i'u bën testet fizike para fillimit të Superligës
Pëlqej
Janari në Shqipëri është muaji ku skuadrat pasi kanë ndalur aktivitetin në vend, zhvillojnë minifazat përgatitore për të marë ngarkesën e duhur për vijimin e edicionit. Këtë mesjavë një skuadër speciale do të zbresë në fushë, pasi në “Elbasan Arena” do të testohen për dy ditë arbitrat kryesorë dhe asistentët.

Ditën e mërkurë testimet fizike do të jenë pikërisht për kryesorët, të cilët do të vihen të gjithë në radhë për të parë gjendjen fizike pas pushimeve të fundvitit. Në pistën atletike të “Elbasan Arenas” do të ketë mbipopullim, me kryesorët e të gjitha kategorive që do shohin se ku janë me formën fizike. Ndërkohë të enjten do të jetë radha e asistentëve të zbresin në pistën e të njëjtit stadium, për të testuar edhe ata gjendjen e tyre fizike.

Me përfundimin e testeve arbitrat do të kenë fare pak kohë në dispozicion për t’u relaksuar, pasi nga data 14 deri më 16 Janar do të zhvillojnë seminarin me një emër të njohur të arbitrimit ndërkombëtar, grekun Kiryos Vasaras, që do të zbarkojë me statusin e anëtarit të Komitetit të Arbitrimit në UEFA./albeu.com/
Shtuar më 09/01/2018, ora 13:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori