Federata Spanjolle e Futbollit konfirmon Vicente Del Bosque
Vicente Del Bosque do të jetë trajner i përfaqësueses spanjolle deri në vitin 2014. Lajmi konfirmohet nga Federata Spanjolle e Futbollit nëpërmjet presidentit të saj, Ángel Maria Villar.

‘Ende nuk e kemi firmosur kontratën me Del Bosque-n, por ai e di që do të konfirmohet në pankinë. Kemi një përfaqësuese fantastike që drejtohet nga një trajner i jashtëzakonshëm. Rezultatet e skuadrës së parë tashmë janë reflektuar edhe në kategoritë inferiore të futbollit spanjoll, madje ka arritur deri aty sa është bërë model në botë”, shpjegoi Villar.

Kontrata aktuale e Del Bosque-s me Federatën SpanjolleFutbollit skadon në vitin 2012, menjëherë pas përfundimit të kampionatit europian të Futbollit që do të zhvillohet në Poloni dhe Ukrainë. /albeu.com/
Shtuar më 24/11/2011, ora 13:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori