Federata Spanjolle e futbollit merr vendimin për sistemin ‘VAR’
Pëlqej
Duket se polemikat e shumta nga çdo ndeshje do të marrin fund në futbollin Spanjoll.

Siç raportohet nga ‘Cadena Cope’, drejtuesit e futbollit Spanjoll kanë marrë vendimin që brenda dy viteve të ardhshme të përdorin sistemin e ri të arbritrazhit, sistemin ‘VAR’, përcjell Albeu.com.

Sistemi VAR apo ndryshe ‘Videoja ndihmëse e arbritrit’ është një sistem që i mundëson arbitrave të shikojnë nga afër përmes ekraneve, rastet e dyshimta që ndodhin në fushë gjatë ndeshjeve.

Të gjitha përgatitjet për instalimin e këtij sistemi do të bëhen në vitin e ardhshëm kur ky sistem do të testohet në ndeshjet e Copa del Rey dhe më pas do të vendoset për ndeshjet e La Ligas. /albeu.com/
Shtuar më 12/10/2017, ora 17:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori