Federata vendos të kandidojë me "Arenën Kombëtare" për finalen ne 2020-tës
Shqipëria po ndërton një stadium me parametrat më të mirë ndërkombëtarë, por një projekt dhe një kantier ndërtimi nuk është garanci bindëse përpara një arene moderne të përuruar në prill të vitit 2016. Komisioni i posaçëm i UEFA-s ka vendosur dje që stadiumi mikpritës i finales së Superkupës së Europës të jetë “Vodafone Arena” në pronësi të Beshiktashit. Stadium për të cilin janë shpenzuar 100 milionë dollarë.

punimet e kongresit të 13-të të UEFA-s është mësuar edhe vendimi mbi impiantet ku do të luhen finalet e dy viteve më pas. Shqipëria konkurronte me projektin e “Arenës Kombëtare” dhe në një intervistë për “Panorama Sport”, anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Arben Dervishaj, jep shpjegimet e mundshme pse nuk është pranuar kandidatura e Shqipërisë.

KRAHASIMI

Që në krye të herës, Shqipëria ishte “e mangët” në konkurrim për faktin se kishte vetëm një projekt dhe dosjen që garantonte mirëmbajtjen e finales. Sipas Dervishajt, praktikat e më- parshme të UEFA-s dhe FIFA-s mund të kenë ndikuar në votën e anëtarëve.

Shqipëria ka qenë gati për të garuar, por kemi të bëjmë me një votim të fshehtë, ku secili anëtar ka të drejtën për të përzgjedhur një nga kandidaturat. Së dyti, nëse do të vëmë përballë Stambollin dhe Tiranën, mund të themi që s’ka të krahasuar. Mendoj se ajo që mund të ketë ndikuar, ka të bëjë që stadiumi është ende në ndërtim.

Në diskutimet që kemi bërë, nuk na është thënë që kjo gjë është problem sepse edhe në dosjen e madhe që kemi dorëzuar kemi plotësuar çdo nevojë, por është një faktor që mund të ketë ndikuar te gjithsecili anëtar. Gjithashtu, referuar praktikave të mëparshme, UEFA e FIFA kanë pasur probleme në organizimin e europianëve dhe botërorëve me stadiumet e ndërtuar në limite dhe mbase për të shmangur një problematikë të së shkuarës, anëtarët janë ndikuar nga kjo në votim për të shmangur Shqipërinë. Federata ka bërë lobingun maksimal, por kuptohet edhe fakti që Turqia ka më tepër ndikim.

Votë politike? Jo, nuk mund ta them. Është e drejtë e çdo anëtariKomitetit që të zgjedhë. Edhe pse nuk mund të them se cilat janë arsyet që na kanë refuzuar, qartë- sisht dihet që Stambolli është qytet më i madh ka një stadium më të madh dhe gjithashtu bëhet fjalë për një impiant që plotëson edhe kriteret që duhen për finalet e Europa Ligës apo edhe të Ligës së Kampionëve”, deklaron anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së për “Panorama Sport”.

“ARENA KOMBËTARE”

Sipas anëtarit të KE-së në FSHF, impianti që po ndërtohet nuk do të ulë ritmet për të përfunduar. “Stadiumi do të plotësojë të gjithë kriteret e kërkuara dhe ne garantuam edhe zgjidhjen e çështjeve që kanë të bëjnë me magazinat apo parkingun, që konsiderohen çështje të përkohshme.

Ne do të konkurrojmë prapë për vitin 2020. E kemi premtuar diçka të tillë. Nuk është në dorën tonë për të vendosur, por ne kemi garantuar që do t’i plotësojmë kriteret dhe për vitin 2020, do të jetë gjithçka gati siç kemi parashikuar dhe premtuar”, përfundon Dervishaj.

Prej muajsh, në impiantin ku po ngrihet impianti i ri Kombëtar po vijojnë punimet. “Punimet vazhdojnë me ritëm. Po bëhet gati trau i madh që do të vendoset në pjesën monumentale të shkallëve. Në bazë të parashikimeve tona, brenda muajit mars ose në muajin prill do të mbarojmë të gjithë mbulimin e objektit me strukturën metalike.

Pjesët e saj po bëhen gati dhe për montimin është porositur një vinç i tonazhit të madh, i cili do të shërbejë për ngritjen e pjesëve që duhen për mbulesën metalike. Gjithashtu, paralelisht po punohet edhe në aspektin e instalimeve dhe punimeve të brendshme.

Po ashtu, po punohet në pjesë të tjera ku po përgatiten pjesët parafabrikat të shkallareve, të cilat do të montohen në impiant. Fusha? Rreth muajit prill do të mund të startojnë edhe punimet për fushën”, ka deklaruar anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së për “Panorama Sport”.
Shtuar më 21/09/2017, ora 16:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori