Federatat ndryshojnë datën, Kapelo humb dasmën e të birit
Fabio Capello
Fabio Capello do humbasë dasmën e djalit të tij për shkak të ndërrimit të datave. Ndeshja Angli-Spanjë ishte parashikuar të luhej ditën e premte dhe tranjeri i Anglisë i kishte dhënë lejen djalit të tij që të organizonte ceremoninë e dasmës ditën e shtunë.

Por Federata Spanjolle e Futbollit duke parë parasysh që Barcelona në dhjetor do luajë Botërorin e Klubeve, i është dashur të gjejë një datë të afërt për sfidën e katalanasve në Kupën e Mbretit, raporton "Tuttomercatoweb.com".

Meqë ndeshja e Kupës luhet nesër, atëherë u pa e udhës që të shtynte miqësoren e kombëtares spanjolle ndaj Anglisë. Kapello nuk është konsultuar me Federatën Angleze të Futbollit (FA) dhe ka qënë ndihmësi i tij, Franco Baldini që ka dhënë ok-in duke e lënë teknikun e "Tre Luanëve" pa shkuar në dasmën e të birit. /albeu.com/
Shtuar më 08/11/2011, ora 17:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori