Presidenti i Federatës Italiane dëshiron të rifillojë Seria A
Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina ka shprehur dëshirën që Kampionati Italian të rifillojë në maj, në një intervistë për “Il Giornale”.

I pyetur për hipotezat e rifillimit të kampionatit në datë 3, 10 ose 17 maj, Gravina iu përgjigj me një datë të re, 20 maj, duke thënë se rifillimi i futbollit do të ndihmonte në kthimin e normalitetit.

“A janë hipotezat 3, 10 dhe 17 maj akoma të vlefshme? E kam përsëritur gjithmonë se këto janë thjesht hipoteza. Do të shtoja dhe një datë tjetër, që është 20 maj.

Kjo është shpresa ime dhe të gjithëve. Kjo do të thotë se do të ngrinim qepenat e futbollit italian dhe do të ndihmonim në rifillimin e jetës normale,” tha Gravina.
Shtuar më 24/03/2020, ora 21:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori