Federer dhe Zverev e nisin me fitore në ATP Tour Finals
Pëlqej
Tenisti zviceran, Roger Federer e nisi me fitore rrugën e tij drejt titullit të 7’ të ATP Tour Finals

Në Londër ku mbahet turneu i fundit i vitit, zvicerani mposhti amerikanin Jack Sock që merr pjesë për herë të parë në këtë eveniment, shkruan Albeu.com.

setin e parë Federer fitoi që në fillim një game me shërbimet e Sock për ta fituar në fund atë me rezultatin 6-4. Në setin e dytë Sock bëri më shumë rezistencë duke mundur të çojë këtë fraksion të lojës në “tiebreak”, ku Federer u shfaq më mirë duke e fituar këtë set të dytë 7-6 dhe krejt ndeshjen 2-0.

Fitore shënoi dhe Alexander Zverev që mposhti Marin Cilic me rezultatin 2-1. 20-vjeçari gjerman që është tenisti më i ri i kualifikuar për ATP Tour Finals në këto 9 vitet e fundit e nisi mirë ndeshjen duke fituar setin e parë 6-4.

Cilic reagoi në setin e dytë të cilin e fitoi 6-3. në setin final ishte kroati që e nisi më mirë teksa fitoi një game me shërbimet e Zverev për të marrë kryesimin në 3-1, por numri 3 i botës arriti të kthejë ndeshjen në favorin e tij duke e fituar setin e tretë 6-4 dhe krejt takimin. /albeu.com/
Shtuar më 13/11/2017, ora 16:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori