Federer mposht Murray duke luajtur me fustan
Tenisti i famshëm zviceran, Roger Federer, ka marrë pjesë në një ndeshje bamirësie në Gllasgou, e organizuar nga skocezi Andy Murray.

Si zakonisht, Federer, i cili nga shumë cilësohet si tenisti më i mirë i të gjitha kohërave, vendosi që t’ia marrë një tifozeje fustanin tradicional skocez dhe të luajë në të një game, shkruan Albeu.com.

Murray dhe Federer, natyrisht, s’i morën gjërat shumë seriozisht në një ndeshje bamirësie dhe argëtimi si kjo.

Në një ndeshje që zgjati 1 orë e 40 minuta, Federer fitoi 2-1 në sete; 6-3, 3-6, 10-6. /albeu.com/
Shtuar më 08/11/2017, ora 16:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori