Federer, pasaniku me i madh jo-amerikan
Albeu.com
Revista amerikane “Sports Ilustrated” ka publikuar një listë me 20 sportistët jo-amerikanë që kanë fituar më së shumti para në periudhën korrik 2009-qershor 2010.
Sipas kësaj reviste, tenisti zviceran Roger Federer ka fituar më shumë nga të gjithë, afro 62 milionë dollarë. Pas tij vjen Leo Messi me 44 milionë. Vendin e tretë e mban David Beckham (40,5 milionë), duke lënë pas Cristiano Ronaldon, në xhepat e të cilit brenda një viti kanë shkuar 40 milionë dollarë. Valentino Rosi renditet i shtati (35 milionë), e më pas Nadal i nënti (27,5), Hamilton i dhjeti (26,7), duke vijuar me Kaka’, Henri, Raikonen, Buton, Ronaldinho, Alonso, Tevez dhe Sharapova.

Ndërkaq, në listën e 50 sportistëve amerikanë që kanë përfituar më shumë të ardhura, kryeson golfisti Tiger Woods me 90,5 milionë dollarë. LeBron James (i pari nga basketbollistët) mban vendin e katërt me 45,7 milionë dollarë (15,7+30 nga sponsorët).
Shtuar më 30/07/2010, ora 01:22
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori