Federico Chiesa mund të debutojë ndaj Crotones me fanellën e Juventusit
Federico Chiesea mund të bëjë debutimin për Juventusin të shtunën kundër Crotones, ndërsa Paulo Dybala thuhet se është në dyshim për këtë ndeshje.

Anësori i ri i bardhezinjve dje ka pasur ditën e parë me fanellën e re, pas kthimit nga impenjimi me Italinë.

Sipas raporteve, ai mund të zërë një vend në formacionin e Andrea Pirlos, duke u vendosur në sulm me Alvaro Moratën dhe Dejan Kulusevski.

Andrea Pirlo ka pak mundësi për këtë ndeshje, me Cristiano Ronaldon që ka dalë pozitiv me COVID-19, ndërsa Paulo Dybala është në dyshim për sfidën ndaj Crotones.

Ndeshja mes Crotones dhe Juventusit luhet ditën e shtunë në orën 20:45.
Shtuar më 16/10/2020, ora 17:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori