Fejohet Taulant Xhaka (FOTO LAJM)

Taulant Xhaka është fejuar me Arbnora Nuredinin, me të cilen e bëri lidhjen publike jo shumë kohë më parë.

Mesfushori shqiptar i Baselit, Taulant Xhaka, është duke shkuar hapave të të vëllait, Granit Xhaka, i cili nuk ka shumë muaj që është kurorëzuar me Leonita Lekajn.

Mesfushori i Kombëtares është fejuar me Arbonra Nuredinin, që kaluan pushimet dimërore së bashku.

Në llogarinë e tij në Instagram, Taulanti ka publikuar një fotografi nga ceremonia e fejesës me ku çifti ishin duke prerë tortën dhe që të dy dukeshin shumë elegantë dhe padyshim të lumtur.

Nuk munguan edhe urimet e shumta, ndër to edhe ai nga i vëllai, Granit Xhaka.

“Urime fejesa vëllau jem”, ka shkruar Xhaka në rrjetet sociale. /albeu.com/
Shtuar më 07/01/2018, ora 16:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori