Felipe Luis: Atletiko do ndalojë së tentuari fitimin e Champiosit vetëm atë ditë kur nuk do të lindë më dielli
Mbrojtësi i majtë i Atletico Madridit, Filipe Luis në një intervistë për revistën Panenka ka shprehur dyshimin e tij se Cristiano Ronaldo meriton të fitojë Topin e Artë duke thënë se deri në 2 muajt e fundit portugezi nuk bëri asgjë.

“Topi i Artë është një çështje subjektive”, tha Luis.

Luis foli edhe për largimin e Theo Hernandez nga Atletico Madrid duke thënë se nëse ai do të qëndronte do të rriteshin sëbashku, përcjell Albeu.com.

“Nuk mund të luajë çdo ndeshje”, deklaroi 32 vjeçari.

Në lidhje me humbjen në finalen e Lisbones, Filipe Luis tha se pak gjëra mund të tejkalojnë atë dhimbje duke shtuar se ka qenë një javë pa gjumë.

“Për sa kohë që dielli shkëlqen dhe ekziston jeta, Atletico do të përpiqet të fitojë Ligën e Kampionëve”, bëri të ditur Luis. /albeu.com/
Shtuar më 12/09/2017, ora 16:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori