Fellaini i shkul flokët Guendouzit (VIDEO)
Pëlqej
Andre Marriner mund të konsiderohet fajtori kryesor që Arsenali nuk fitoi sonte në Old Trafford pasi që nuk dha asnjë karton të kuq, përkundër ndërhyrjeve të ashpra të lojtarëve të Manchester United

Fillimisht ishte Rojo që në pjesën e parë bëri një ndërhyrje shumë të ashpër në Matteo Guendouzi, e të cilën ai e ndëshkoi më të verdhë edhe pse ndërhyrja ishte për karton të kuq, pasi që ishte një ndërhyrje me taka.

I njëjti lojtar më vonë lëndoi edhe mbrojtësin e Arsenalit Rob Holding, por përsëri arbitri heshti.

Por, ajo që ishte shumë interesant ishte minuta e 86'. Fellaini ia shkul flokët Guendouzi para arbitrit Marriner i cili hesht, pavarësisht se akti i tillë ndodh para syve të tij.

Edhe goli i barazimit i Manchester United në pjesën e parë ishte një gol i shënuar nga offside por që arbitri e referoi si gol të rregullt.
Shtuar më 06/12/2018, ora 00:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori