Femrat miqësore me Maqedoninë
Kombëtarja e Shqipërisë për femra më datë 10 nëntor do të zhvillojë një ndeshje miqësore me ekipin Përfaqësues të Maqedonisë.


Trajneri i përfaqësueses sonë Altin Rraklli, futbollistet më të mira të seleksionuara do ti grumbullojë në Pogradec e më pas do të udhetojë për në Strugë.


Kjo është ndeshja e dytë ndërkombëtare e Kombëtares Femra sepse ndeshjen e parë zhvilluar në Pogradec po kundër Maqedonisë e ka fituar me rezultatin 1-0.


Interesimi i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe personalisht i Presidentit Armand Duka për futbollin e femrave po materializohet në të gjitha nivelet e zhvillimit të saj, raporton FSHF-ja në faqen e saj të internetit. /albeu.com/
Shtuar më 04/11/2011, ora 14:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori