"Fenomenal" Vangjel Zguro, shënon supergol nga goditja këndit dhe feston me "shqiponjë"
Pas një karriere në klubet shqiptare, Vangjel Zguro prej një viti është transferuar në Amerikë në “USL League One” .

Pogradecari është kthyer në një lojtarë kyç për skuadrën e tij “Chattanooga Red Wolves Sc”, madje ditën e djeshme, ai ka shënuar një eurogol duke i mahnitur të gjithë. Zguro ka realizuar nga kornia në minutën e 3-të të takimit, duke çuar “sferën” direkt e në rrjetë” , e duke shënuar golin e parë të skuadrës së tij, por dhe të ndeshjes.

Skuadra e Zguros është mundur në transfertë 4-3, ndërsa shqiptari ka qenë një nga më të mirët në fushën e lojës, jo vetëm prej golit të shënuar, por edhe për shkak të firmës së mirë që ka treguar për 90-të minuta.
Shtuar më 15/09/2019, ora 10:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori