"Fenomeni" dhe e dashura, pushime në Ibiza (FOTO LAJM)

Fenomeni Ronaldo, e dashura e tij më e fundit Paula Morais dhe vajza e tij janë duke kaluar pushimet verore në plazhet e ishullit të famshëm spanjoll Ibiza. Me një trup të lënë disi pas dore (kile të tepërta), Ronaldo ka përkrah një Paula shumë në formë dhe me një bikini që ka tërhequr vëmëndjen e të gjithë paparacëve.

Gjithësesi, çifti duket shumë i lumtur në praninë e njëri-tjetrit, dhe për më tepër që vajza e brazilianit, e lindur nga një nënë tjetër, ka marrëdhënie shumë të mira me bukuroshen Paula Morais. Por sërish ka qënë Roni ai që është fotografuar gjatë gjithës kohës me vajzën në krah. /albeu.com/
Shtuar më 24/07/2013, ora 17:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori