Fenomeni krikon Neymarin: Dhe unë u largova nga Barcelona por...
Pëlqej
Vendimi i Neymar Junior për t’u larguar nga Barcelona drejt PSG-së është një hap pas në aspektin sportiv. Flet pa dorashka në një intervistë për Zicon në You Tube Ronaldo “Fenomeni”, i cili e kritikon bashkëkombasin e tij për këtë lëvizje të papritur gjatë merkatos së verës.

“Secili vendos vetë për sfidat që do të përballojë, por mendoj se Neymar bëri një hap pas në aspektin sportiv. Edhe unë u largova nga Barcelona tek Interi, por në kohën time kampionati italian ishte shumë më i fortë.”

Ndoshta “Fenomeni” ka të drejtë, por monetalisht Neymar po kalon një formë të shkëlqyer te PSG, duke qenë protagonist në të gjitha kompeticionet. Në fund të sezonit, pasi të bëhet bilanci i arritjeve, do të kuptohet më qartë nëse vendimi i sulmuesit brazilian për t’iu bashkuar PSG-së ka qenë ose jo i drejtë./albeu.com/
Shtuar më 13/01/2018, ora 09:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori