El Fenomeno e cilëson blerjen e Achraf Hakimit si një nga më të mirat e
dekadës.
Hakimi po zhvillon një
sezon fantastik nën-urdhërat e trajnerit, Antonio Conte.
Për paraqitjet e mira të futbollistit marokien ka folur edhe legjenda e futbollit, Ronaldo.
"Ai është
fantastik. Reali bëri keq që e largoi. Padyshim se është
blerja e
dekadës", ka thënë Ronaldo.
Edhe pse mbrojtës anësor, Hakimi këtë
sezon ka zhvilluar 17 paraqitje, ka shënuar 6 gola dhe ka bërë 4 asistime./
Shtuar më 16/01/2021,
ora 23:57