Fenomeni Ronaldo, drejtues te PSG?
Ish Fenomeni i Brazilit dhe futbollit botëror Luiz Nazario da Lima Ronaldo do të rikthehet në Europë pas përfundimit të Kupës së Botës "Brazil 2014" në të cilën është i përfshirë si Ambasador i kompeticionit. Ish sulmuesi i Inter, Barcelonës dhe Real Madrid, fitues i Kupës së Botës 2002, rrëfen se do t’i pëlqente që të merrte një rol drejtuesi te Paris Saint Germain, shkruan "Goal.com".

Kjo pasi është tifoz i skuadrës pariziene por edhe sepse ka raporte të mira me sheikun nga Kataro Nasser al-Khelaifin.

Gjithsesi Fenomeni tha se do të marrë vendimin përfundimtar vetëm pas "Brazil 2014". /albeu.com/
Shtuar më 17/02/2014, ora 17:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori